E bujshme: Sulmuesi shqiptar ftohet për ndeshjen kundër Arsenalit në 'Emirates Stadium'

E bujshme: Sulmuesi shqiptar ftohet për ndeshjen kundër Arsenalit në 'Emirates Stadium'

Sport February 25, 2020 - 13:45

Emri i Emiliano Bullarit është përfshirë nga klubi grek i Olympiacosit në listën e lojtarëve të grubmulluar për ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës.

Sulmuesi i Shqipërisë pritej që të merrte ftesën që në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan Zëri.info.

Kështu futbollisti shqiptar do të udhëtojë drejt Londrës me skuadrën e parë, ku do të jetë nën urdhrat e trajnerit të klubit nga Pireu për takimin e së enjtes kundër Arsenalit.

Sulmuesi 18-vjeçar ka bindur me të rinjtë e Olympiacosit dhe për këtë arsye edhe kalimi në skuadrën A nuk është aspak një çudi, duke ditur aftësitë që Bullari zotëron.

Ndërkohë vihet re edhe fakti se janë preferuar vetëm dy sulmues për këtë duel, ku përveç Emiliano Bullarit është edhe titullari i përhershëm, El Arabi./Zëri.info

Image