Të rejat e fundit nga Ferizaj për trajnerin e ri të skuadrës

Të rejat e fundit nga Ferizaj për trajnerin e ri të skuadrës

Sport February 25, 2020 - 14:10

Ferizaj vazhdon të bëjë gara në Superligën e Kosovës në futboll pa trajner.

Pas dorëheqjes së Bekim Isufit në ndeshjen e xhiros së 18-të, pas ndeshjes me Feronikelit, Ferizaj ende nuk ka vendosur për trajnerin e ri, raporton Zëri.info.

Vetë klubi i Ferizajt kishte njoftuar se ka pasur bisedime me Bylbyl Sokolin, ish-trajnerin e skuadrës, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.

Image

Bisedimet i ka konfirmuar edhe vetë Sokoli në një emision sportiv të dielën, por ka refuzuar të pranojë se ka marrëveshje mes palëve.

Në lidhje me këtë çështje, Zëri.info e ka kontaktuar edhe drejtorin e Ferizajt, Nadir Haxhimusa.

Ai ka bërë me dije se ende nuk ka ndonjë zhvillim në këtë aspekt.

“Ende nuk kemi ndonjë zhvillim në këtë drejtim”, tha shkurt Haxhimusa për Zëri.info./Zëri.info