Rasti Ilija Ivic, ambasadori Italian viziton Flamurtarin

Rasti Ilija Ivic, ambasadori Italian viziton Flamurtarin

Sport February 25, 2020 - 14:56

Vazhdojnë reagimet pas skandalit që i ndodhi futbollistit serb Ilija Iviq i cili pranoi të luajë për Kosovën dhe si hakmarrje Komuna e Graçanicës vendosi t’ja largojë nga puna prindërit e tij.

Reagime skandaloze pati edhe nga mediet serbe në Beograd që po e akuzojnë djaloshin për zgjedhjen që bëri, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, në opinionin sportive kosovar, Ivic është përkrahur për vendimin që ka bërë.

Image

Së fundmi, Flamurtari, klubi ku Ivic luan, është vizituar nga ambasadori Italian, Nicola Orlanda.

Ai ka dhënë përkrahje Flamurtarit dhe futbollistit Ivic në lidhje me këtë çështje.

Njoftimi i plotë i Flamurtarit:

Sot patëm nderin të na vizitojë ambasodori Italian SH.T. Nicola Orlanda.
I cili si shumë ambasada të huaja në vendin tonë na dha përkrahje neve dhe futbollistit Ilija Ivic për hapin e ndermare.
Njikohësisht ambasadori na premtoi bashkëpunim me klubet Italiane në fushën e shkollave të futbollit, ne e njoftuam për vështersitë e klubit dhe me funksionimin e klubit në rrethanat aktuale,
Faleminderit Ambasador
”./Zëri.info