Arsenal – Granit Xhaka, lajmi i fundit është ‘bombastik’ nga klubi londinez

Arsenal – Granit Xhaka, lajmi i fundit është ‘bombastik’ nga klubi londinez

Sport February 25, 2020 - 15:14

Granit Xhaka po i shijon momentet më të mira në fanellën e Arsenalit.

Që prej largimit të Unai Emeryt dhe ardhjes së Mikel Artetas, mesfushori nga Kosova është shndërruar në futbollistin kryesor të Arsenalit në mesfushë, shkruan Zëri.info.

Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit vitin e kaluar pas një incidenti me tifozët, madje flitej edhe një largim të tij nga Londra e Veriut.

Megjithatë, këto gjëra tashmë kanë mbetur në të kaluarën.

Siç raporton ‘Transfermarketweb’, Arsenali është në bisedime me Xhakën për rinovimin e kontratës./Zëri.info