Xhebrailat e konfirmojnë: Udhëtojnë me kaq autobus drejt ‘Fadil Vokrrit’

Xhebrailat e konfirmojnë: Udhëtojnë me kaq autobus drejt ‘Fadil Vokrrit’

Sport February 25, 2020 - 15:28
DETAJET

Të shtunën nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të, ku takohen Prishtina dhe lideri aktual i Superligës, Ballkani.

Ky takim pos përpalljes së ‘zjarrtë’ brenda fushës, pritet të sjellë edhe rivalitet në tribuna, shkruan Gazeta Olle.

Konfirmim për një udhëtim masovik tashmë e kanë bërë edhe tifozët nga Suhareka të Ballkanit, të cilët njihen me emrin Xhebrailat.

Në njoftimin e fundit, kjo tifozëri ka dhënë detajet më të reja për udhëtimin e të shtunës.

“Xhebrailat kanë siguruar 7 autobusë, kështu që ka vend për krejt”, thuhet mestjerash në njoftimin e tyre.