Dy super-ndeshje zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, vëmendja në Madrid

Dy super-ndeshje zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, vëmendja në Madrid

Sport February 26, 2020 - 08:49

Spektakli, futbolli i bukur dhe emocionet nuk munguan aspak në dy ndeshjet e djeshme në Ligën e Kampionëve.

Në ‘Stamford Bridge’, Chelsea u mposhtë 0:3 nga Bayern Munich, ndërsa në ‘San Paolo’, Napoli barazoi 1:1 me Barcelonën, shkruan Zëri.info.

Edhe sonte pritet të ketë emocione në dy ndeshjet e radhës për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në ‘Santiago Bernabeu’, kampioni i shumëfishtë i Evropës, Real Madridi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Image

Ndeshja nis nga ora 21:00, derisa të dyja skuadrat janë përballur mes vete para katër vitesh, ku madrilenët kishin dalë fitues nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Vlen të përmendet se për Manchester City është ‘jetë a vdekje’ kjo ndeshje pasi në dy vitet e ardhshme nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve shkaku i pezullimit nga UEFA për thyerje të rregullave financiare.

Image

Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, edhe Juventusi i Cristiano Ronaldos ballafaqohet me francezët e Lyonit.

Ndeshja zhvillohet në Francë, ku Juventusi synon rezultat pozitiv pasi këtë edicion objektiv primar e ka trofeun e Ligës së Kampionëve./Zëri.info