Manchester City përmbysë Realin në ‘Santiago Bernabeu’, Lyoni befason Juven

Manchester City përmbysë Realin në ‘Santiago Bernabeu’, Lyoni befason Juven

Sport February 26, 2020 - 22:55
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City ka fituar ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Anglezët arritën që të riktheheshin nga disavantazhi prej një goli për të fituar në fund me shifrat 2:1.

Ishin madrilenët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e Iscos në minutën e 60-të.

City arriti që së pari ta barazojë rezultatin përmes Gabriel Jesusit në minutën e 78-të.

Kurse, golin e përmbysjes e shënoi Kevin De Bruyne nga penalltia në minutën e 83-të.

Në minutën e 86-të vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Sergio Ramosit, i cili bëri një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Në takimin tjetër, Lyoni ka triumfuar ndaj Juventusit me rezultatin minimal 1:0.

Lucas Tousart ka realizuar golin e vetëm të francezëve në minutën e 31-të.

Ndeshjet e kthimit në Mançester dhe në Torino do të zhvillohen më 17 mars./Zëri