Dy momentet kur Juventusi kërkoi penallti mbrëmë, por gjyqtari as që i mori parasysh

Dy momentet kur Juventusi kërkoi penallti mbrëmë, por gjyqtari as që i mori parasysh

Sport February 27, 2020 - 08:55

Juventusi reflektoi vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Francë, Juventusi pësoi humbje me rezultat minimal, 1:0, shkruan Zëri.info.

Por, janë dy momente ku Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo kërkuan nga penallti, por njejtë nuk mendoi njeriu i drejtësisë.

Fillimisht, në minutën e 84-t, Ronaldo pretendon për një shtytje nga Denayer, por që gjyqtari Manzano e vazhdon lojën, ani pse ekzistonte paksa kontakti.

Ndërkohë, në minutën e 87-të, Dybalas i anulohet një gol për pozitë jashtë loje, edhe pse me milimetra./Zëri.info

Image