Hyri në fushë të takonte Ronaldon, portugezi reagon keq, intervenon sigurimi

Hyri në fushë të takonte Ronaldon, portugezi reagon keq, intervenon sigurimi

Sport February 27, 2020 - 10:04

Cristiano Ronaldo nuk ia doli ta shpëtojë mbrëmë Juventusin nga humbja në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, Lyoni arriti ta mposhtë ‘Zonjën e Vjetër’ në shtëpi me rezultat minimal 1:0, shkruan Zëri.info.

Në një rast, Ronaldo kërkoi edhe penallti, megjithatë ashtu nuk mendoi gjyqtari Manzano.

Në minutat shtesë të ndeshjes, një tifoz hyri në fushë dhe donte ta takonte portugezin, i cili me zemërim reagoi për ta larguar.

Më pas, tifozi i gjunjëzuar u largua nga sigurimi prej fushës së gjelbër./Zëri.info