Golat më të mirë të fazës 1/8 në Ligën e Kampionëve, kjo është lista e të nominuarve

Golat më të mirë të fazës 1/8 në Ligën e Kampionëve, kjo është lista e të nominuarve

Sport February 27, 2020 - 10:32

Ndeshje e para të fazes së eliminimit direkt, konkretisht 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve kanë mbaruar mbrëmë.

Në tetë ndeshjet e zhvilluara në këtë fazë, janë shënuar gjithsej 19 gola, shkruan Zëri.info.

Atalanta ka qenë më efikase në këtë fazë. duke shënuar katër gola në ndeshjen ndaj Valencias.

Tashmë, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ‘UEFA’ ka publikuar listen e të nominuarve për golin më të mirë të kësaj faze.

Goli i Erling Haaland ndaj Paris Saint-Germain, i Josip Ilicic ndaj Valencias, i Freuler ndaj Valencias dhe ai i Dries Mertens ndaj Barcelonës, janë kandidatët për këtë çmim.

Në fotografinë e mëposhtme, mund ta gjeni linkun ku mund të votoni për golin më të mirë./Zëri.info