Ish-drejtori sportiv sqaron situatën e Vedat Muriqit, tregon të ardhmen e sulmuesit të Kosovës

Ish-drejtori sportiv sqaron situatën e Vedat Muriqit, tregon të ardhmen e sulmuesit të Kosovës

Sport February 27, 2020 - 11:21

Damiel Comolli, drejtori sportiv që filloi karrierën e tij në Fenerbahçe në vitin 2018 dhe u largua nga posti i tij në janar të vitit 2020, është rrëfyer për mediumin britanik ‘The Athletic’.

Comolli ka folur edhe për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Fenerbahçe, shkruan Zëri.info.

Ish-drejtori sportiv i klubit turk ka thënë se 25-vjeçari mund të luajë në Premierligën angleze së shpejti.

“Muriqi ende ka për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, por ai ka luajtur mirë. Ndoshta, Muriqi mund të mos luajë për klube si Liverpool e Manchester City, por për skuadrat tjera po”, u shpreh Comolli.

Image

Duke folur për paraqitjen e Muriqit në ndeshjen Angli – Kosovë, ai tha:

“Nëse shikoni paraqitjen e tij në ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi kishte shmangur mjaft mirë Michael Keane dhe Harry Maguire”, vlerësoi më tej ish-drejtori i klubit të madh turk.

“Unë e krahasoj atë vazhdimisht me Olivier Giroud, dhe atij mund t’i duhet një Arsene Wenger për t’u përmirësuar edhe më shumë. Disa klube të Premierligës po e monitorojnë atë. Mbi të gjitha, Muriqi ka aftësi të shkëlqyera fizike. Ai mund të vrapojë tërë ditë. Është i përkushtuar dhe mund të flasë gjuhën angleze mjaft mirë”, përfundoi Comolli në mes të tjerash./Zëri.info