Sulmuesi shqiptar dërgon Chelsean në gjysmëfinale të Kupës FA

Sulmuesi shqiptar dërgon Chelsean në gjysmëfinale të Kupës FA

Sport February 27, 2020 - 23:07
Lajmet e fundit nga sporti

Ekipi U-18 i Chelseat është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës FA për të rinj, transmeton zeri.info

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka shkëlqyer në këtë takim për “të kaltrit” .

Broja shënoi golin e vetëm të Chelseat në triumfin minimal 1:0 ndaj Millwallit.

Sulmuesi i Shqipërisë firmosi përpara disa kohësh një kontratë profesioniste me klubin londinez duke pritur një ditë debutimin me skuadrën e parë.

Broja aktivizohet me ekipet e reja të Chealseat, kryesisht me U-18 dhe U-23./Zëri