Kryendeshja e hendbollit zhvillohet në Prishtinë

Kryendeshja e hendbollit zhvillohet në Prishtinë

Sport February 28, 2020 - 13:19
Detajet

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin kosovar takohen, në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së Hendbollistëve.

Të dielën nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës. Prishtina është e dyta me 28 pikë, kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë.

Derbi përmbyll javën e 17-të, ndërsa ndeshjet e tjera janë të shtunën: Besa Famgas – Vushtrria, Llapi – Trepça, Drenica – Drita, Prizreni – Vëllaznimi.