Caktohet data e zhvillimit të ndeshjes Ferizaj – Llapi

Caktohet data e zhvillimit të ndeshjes Ferizaj – Llapi

Sport February 28, 2020 - 13:39
Detajet

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Llapit u pezullua për ditën e premte për shkak të reshjeve të mëdha të borës në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Delegati i ndeshjes Afrim Nebiu së bashku me gjyqtarët e ndeshjes me në krye Gramos Shalën, kapitenët e dy skuadrave Taulant Dajaku (Ferizaj) dhe Benjamin Emini (Llapi) vendosën që mos ta nisin ndeshjen fare.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se që dueli ndërmjet Ferizajt dhe Llapit do të zhvillohet të shtunën me të njëjtin orar nga ora 13:00.

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja të zhvillohet brenda këtyre 24 orëve të ardhshme.