Ferizaj me njoftim për ndeshjen e anuluar ndaj Llapit, jep detaje

Ferizaj me njoftim për ndeshjen e anuluar ndaj Llapit, jep detaje

Sport February 28, 2020 - 16:20
Lajmet e fundit nga sporti

Takimi i javës së 20-të i Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt e |Llapit i paraparë të zhvillohet sot është anuluar për arsye të borës së madhe që ka rënë së fundi në vend.

E kjo ndeshje, pritet të zhvillohet nesër.

Tashmë, edhe ekipi i Ferizajt, pak minuta më parë ka dal me një njoftim ku tregon lidhur me zhvillimin e ndeshjes ndaj Llapit.

“Zyrtare:Ferizaj - Llapi do të zhvillohet nesër.

Të nderuar futbolldashës, ju njoftojmë se ndeshja Ferizaj - Llapi e cila u anulua sot për shkak të motit të ligë, është vendosur që të zhvillohet nesër prej orës 13;00 në stadiumin e qytetit (pas sallës së sporteve).

Ju ftojmë të gjithëve nesër në stadium, në mbështetje të djelmoshave tanë”, ka shkruar FC Ferizaj.