Kukaj e parashikon me rezultat ndeshjen Prishtina – Ballkani, shpreson që të shënojë ky futbollist

Kukaj e parashikon me rezultat ndeshjen Prishtina – Ballkani, shpreson që të shënojë ky futbollist

Sport February 28, 2020 - 17:28
Detajet

Super-sfida Prishtina – Ballkani, konsiderohet derbi i xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet për faktin se të dyja po “luftojnë” për titullin kampion në këtë edicion.

Ish-futbollistët e Prishtinës dhe Ballkanit e kanë komentuar ndeshjen në fjalë që luhet të shtunën nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Liridon Kukaj ka qenë një ndër lojtarët që e ka veshur fanellën e Prishtinës dhe Ballkanit.

“Sigurisht se është një derbi i cili ka zgjuar interesim te çdo futbolldashës në Kosovë, por besa edhe jashtë vendit. Të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë. Të dyja ekipet po bëjnë lojë të bukur e cila na ka munguar në kohët e fundit. E shikojë Prishtinën më favorite, jo nga cilësia, por ngase do ta ketë përkrahjen e “Plisave” që janë tifozët më të mirë në trojet shqiptare. Prishtina në këtë takim do ta ketë përkrahjen e të gjithë qytetit”, ka thënë Liridon Kukaj për Zëri.info.

Image

Sipas mbrojtësit kosovar, loja e bukur në “Fadil Vokrri” nuk do të mungojë.

“Jam i bindur se do të shohim futboll cilësor sepse trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e do futbollin e bukur dhe e di që do të luajë hapur ani pse luan ndaj Prishtinës”, theksoi Kukaj, i cili në fund e parashikoi rezultatin.

Image

“Prishtina besojë se do të fitojë me rezultat 2:1. Për Ballkanin shpresojë se do të shënojë Blendi Baftiu”, përfundoi Liridon Kukaj.

Ballkani para ndeshjes i prinë tabelës me 40 pikë kurse Prishtina i ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e tretë. /Zëri.info

Image