Lojërat Olimpike: Kampioni i notit dënohet me 8 vite – rezulton pozitiv në testet e dopingut

Lojërat Olimpike: Kampioni i notit dënohet me 8 vite – rezulton pozitiv në testet e dopingut

Sport February 28, 2020 - 17:34
Detajet

Kampioni olimpik, Sun Yang, është dënuar me tetë vite, pas testeve të dopingut.

Notari kinez ka thyer rregullat e anti-dopingut, dhe do të mungojë në Lojërat Olimpike 2020, transmeton lajmi.net.

CAS ka gjetur fajtor tri herë kampionin olimpik, dhe tashmë ati do t’i ndalohet konkurrimi për tetë vite.

Sun Yang është kinezi i parë që fiton medalje ari në Lojërat Olimpike, në garat e notit.

Rivalët e tij e kishin akuzuar gjithmonë për përdorim të drogave në Rio de Janeiro 2016, kurse në Kupën e Botës 2019, dy garues refuzuan të qëndrojnë me të në podium. /Lajmi.net/