Munishi për derbin me Prishtinën: Ejani që ta japin një mesazh të mirë për futbollin e Kosovës

Munishi për derbin me Prishtinën: Ejani që ta japin një mesazh të mirë për futbollin e Kosovës

Sport February 28, 2020 - 17:51
Detajet

FC Ballkani ka organizuar konferencë për media para super-sfidës me Prishtinën, duel që zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00.

Në konferencën për media janë paraqitur trajneri Ismet Munishi, kapiteni Visar Berisha dhe yjet e skuadrës, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha.

“Të gjitha klubet kanë dëshirë që të luajnë kundër nesh dhe të gjithë duan të na mposhtin. Prishtina nuk duhet të frikësohet. Shprehi mirënjohjen dhe respektin më të madh pasi që Prishtina është skuadra më e trofeshme në Kosovë”, ka thënë Ismet Munishi në konferencën për media, përcjell Zëri.info.

“Me ardhjen e Armend Dallkut, Prishtina ka ndryshuar shumë dhe e ka treguar një lojë të mirë”, shtoi Ismet Munishi.

“Ndeshja me neve do të jetë një provim për skuadrën e Prishtinës, por edhe për neve”, theksoi Ismet Munishi.

Ai foli edhe për mungesën e madhe dhe rikthimin e madh në ekip.

“Besnik Krasniqi nuk do të aktivizohet në këtë ndeshje pasi që e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Përparësi do të jetë rikthimi i Mirlind Dakut, nëse do të kemi nevojë do ta inkuadrojmë në ndeshje”, përfundoi Ismet Munishi.

“Ndeshja do të jetë spektakël. I ftojë edhe tifozët “Xhebrailat” që të vijnë për të bërë anim korrekt. E kemi obligim që ta japim një ndeshje të mirë, një shfaqje të mirë. I apelojë të gjithë që të vijnë në ndeshje në mënyrë që ta japin një mesazh të mirë për futbollin e Kosovës”, pohoi Munishi.

Ballkani para ndeshjes i prinë tabelës me 40 pikë kurse Prishtina i ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e tretë. /Zëri.info