Visar Berisha: Prishtina është skuadër e madhe, ne kemi synime të dalim në arenën ndërkombëtare

Visar Berisha: Prishtina është skuadër e madhe, ne kemi synime të dalim në arenën ndërkombëtare

Sport February 28, 2020 - 17:57
Detajet

FC Ballkani ka organizuar konferencë për media para super-sfidës me Prishtinën, duel që zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00.

Në konferencën për media janë paraqitur trajneri Ismet Munishi, kapiteni Visar Berisha dhe yjet e skuadrës, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha.

“Prishtina është skuadër e madhe dhe gjithmonë lufton për torfe. Ne e kemi një ekip të ri që tash e dy vite jemi bërë me sponsorë serioz dhe shpresojë se do ta bëjmë një lojë të mirë. Ne kemi synime të dalim në arenën ndërkombëtare”, theksoi Visar Berisha në konferencën për media, përcjell Zëri.info.

Ballkani para ndeshjes i prinë tabelës me 40 pikë kurse Prishtina i ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e tretë. /Zëri.info