Arbër Hoxha: Do ta jap maksimumin që t’i fitojmë tri pikë

Arbër Hoxha: Do ta jap maksimumin që t’i fitojmë tri pikë

Sport February 28, 2020 - 18:06
Detajet

FC Ballkani ka organizuar konferencë për media para super-sfidës me Prishtinën, duel që zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00.

Në konferencën për media janë paraqitur trajneri Ismet Munishi, kapiteni Visar Berisha dhe yjet e skuadrës, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha.

Ish-futbollisti i Prishtinës që tashmë luan për Ballkanin, Arbër Hoxha, e ka premtuar maksimumin për ekipin e tij.

“Nuk është ndeshja ime e parë kundër ish-skuadrës. Do ta jap maksimumin për ekipin tim dhe në fund dua që t’i fitojmë tri pikë”, theksoi Arbër Hoxha në konferencën për media, përcjell Zëri.info.

Ballkani para ndeshjes i prinë tabelës me 40 pikë kurse Prishtina i ka tre pikë më pak dhe ndodhet në pozitën e tretë. /Zëri.info