Futbollisti nga Kosova që ka drejt të luajë për 5 shtete, zgjedh Shqipërinë

Futbollisti nga Kosova që ka drejt të luajë për 5 shtete, zgjedh Shqipërinë

Sport March 24, 2020 - 18:32
Lajmet e fundit nga sporti

Një futbollist që po bënë karrierë në Irlandë thotë se e ka të drejtën që të konkurrojë për të luajtur për plot pesë përfaqësuese të ndryshme.

Bëhet fjalë për Kosovar Sadikin, që është i huazuar te skuadra irlandeze Finn Harps nga ajo skoceze Hibernians, përcjell "Gazeta Olle". 

Sadiki 21-vjeçar ka luajtur për U-17, U-20 dhe U-23 të Kanadasë. Ai është i lindur në Gjermani, por familja e tij është larguar për në Kanada pak muaj pas lindjes së tij.

Gjyshi i Kosovarit, që është me prejardhje nga Ferizaj, ishte vendosur më herët në Kanada. Nuk është bërë e qartë lidhja e tij me Shqipërinë, por futbollisti i ri ka thënë se ka vendosur të luajë për Shqipërinë.

“Kam pasur një bisedë me menaxherin e Kanadasë pas një turneu në vitin 2018 dhe i kam thënë atij që unë kam vendosur të luaj për Shqipërinë”, ka thënë Sadiki për mediat irlandeze.

Ai ka thënë se është i kualifikuar që të luajë edhe për Gjermaninë, Kanadanë, Kosovën e Suedinë. Por ka vendosur për Shqipërinë.

“Unë dhe familja ime jemi patriotë. Jam krenar që jam shqiptar. Gjaku i familjes është nga Shqipëria. Nuk ka qenë opsion më parë për shkak të situatës me pasaportë. Kanadaja është kujdesur për prindërit e mi, ndërsa gjyshërit e mi shkuan atje si refugjatë. Ishte e komplikuar të vendos se për kë dua të luaj, por kam vendosur të luaj për Shqipërinë”, ka thënë Sadiki.

Ai është i vetëdijshëm që për të arritur në nivel reprezentues duhet të ngrihet në karrierë.

“Do të varet se si do të paraqitem këtë edicion te Finn Haprs. Nëse paraqitem mirë do të bëhet dallimi i madh”.