Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Otto Johnit po i mungon futbolli: 15 ditë pa të, më mungon kjo lojë

Otto Johnit po i mungon futbolli: 15 ditë pa të, më mungon kjo lojë

Sport March 25, 2020 - 21:05
Lajmet e fundit nga sporti

Futbolli kosovar ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre. 

Për këtë gjë ka reaguar edhe sulmuesi i Prishtinës, Otto John.

“Dita e 15 pa futboll, më mungon kjo lojë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”, ka shkruar John në llogarinë e tij në Facebook.

John, është transferuar gjatë afatit të fundit te Prishtina, nga skuadra e Skënderbeut, ku luajti për dy sezone.

Ndërsa, më parë në Kosovë, ishte pjesë e skuadrës mitrovicase, Trepça 89.