Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Muriqi rezulton negativ me koronavirus

Muriqi rezulton negativ me koronavirus

Sport March 25, 2020 - 21:40
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka dalë negativ në testin për koronavirus, transmeton zeri.info

Këtë gjë e ka zbuluar agjenti i futbollistit të Fenerbahces, Haluk Cantar, raporton “Hurriyet”.

“Testet e COVID-19 të Vedat Muriqit dhe Serdar Azizit, dy lojtarë të cilët i përfaqësoj unë, ishin negative”, ka shkruar Cantar në rrjetet sociale.

Gjatë ditës, një futbollist dhe një anëtar i stafit të Fenerbahces, kishin dalë pozitiv me këtë virus.

Ata janë dërguar në spital për t’u ritestuar dhe për të marrë tretman.

Mësohet se pozitiv ka dal futbollisti gjerman, Max Kruse./Zëri