Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
'Jam italo-shqiptar, Xhaka është idhulli im', flet futbollisti shqiptar i Fiorentinës

'Jam italo-shqiptar, Xhaka është idhulli im', flet futbollisti shqiptar i Fiorentinës

Sport March 25, 2020 - 22:28

Futbollisti shqiptar i Fiorentinës, i cili është huazuar te Gubio në Serinë C, Erald Lakti foli për median pranë klubit “vjollcë” “Firenzeviola.it” për karrierën, si e kalon kohën në izoli, të ardhmen, por dhe për bashkëkombasin e tij Marash Kumbulla.

20-vjeçari e konsideron veten italo-shqiptar duke theksuar se në familje ai komunikon në gjuhën shqipe. Për sa i përket qëndrimit në izolim pas përhapjes së koronavirusit në Itali dhe mbarë botën, mesfushori shqiptar shton se nuk ka arritur të takohet me familjen e tij, e cila jeton në Prato, 200 km larg nga shtëpia e tij.

Image

Në lidhje me qendërmbrojtësin Marash Kumbulla, Lakti shton se ka luajtur me të te Shqipëria U19 dhe nuk e priste që të shpërthente kaq shpejt. Ndërkohë, ai kujtoi si momentin më të bukur fitoren e Kupës së Italië për të rinjtë me Fiorentinëns vitin e kaluar, ku mbajti dhe shiritin e kapitenit.

“I lindur në Itali, por luan për Shqipërinë – Komunikoj gjithmonë në shqip me prindërit e mi. Ndihem më afër me traditat e vendit ku ata kanë lindur. Por për pjesën tjetër, në të gjitha aspaktet ata janë italianë. Preferoj ta quaj veten italo-shqiptar.

Përshtypjet për Marash Kumbullën – Kam luajtur me të për dy vite te Shqipëria U19 dhe e dallova menjëherë që ka personalitet të fortë. Për të qenë i sinqertë, nuk e prisja kaq shpejt që ai të debutonte dhe të luante me ekipin e parë të Veronës. Ai do t’i përshtatej shumë Fiorentinës.