'Shpërthen' kapiteni i Kosovës pas rrëzimit të Qeverisë Kurti: Bie njeriu që mori vota më së shumti

'Shpërthen' kapiteni i Kosovës pas rrëzimit të Qeverisë Kurti: Bie njeriu që mori vota më së shumti

Sport March 26, 2020 - 08:06

50 ditët e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës dhe të Qeverisë së tij, dje kanë marrë fund me mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar nga të gjitha grupet parlamentare përveç Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Zëri.info.

Rrëzimi i Qeverisë “Kurti” u bë me 82 vota për, 32 kundër dhe me 1 abstenim. Në sallë ishin 117 deputetë.

Këtë mocion që e nisi LDK-ja si partnere e koalicionit, nuk e mbështetën kryetarja e Kuvendit dhe dy deputetët e saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala. 

Image

Në seancë pati shumë akuza mes deputetëve kryesisht të LVV-së e LDK-së. Ndër të tjera, LVV-ja e akuzoi LDK-në se e ka tradhëtuar në rrugën e saj drejtë luftimit të krimit dhe këtë e ka bërë në bashkëpunim me presidnetin Thaçi. 

Në lidhje me këtë seancë, e cila e la Kosovën pa një qeveri në këtë periudhë të vështirë me pandeminë COVID-19, ka reaguar ashpër edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Mbrojtësi prishtinas përmes një postimi në rrjetin social "Instagram", ka shkruar në mes të tjerash se dje 'ra fjala e popullit'.

Image

"Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemike të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, është e pakuptueshme. Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, bie edhe fjala e popullit", ka shkruar ylli i Hellas Veronas në mes të tjerash./Zëri.info