Gjithçka e konfirmuar, zbulohet rasti i parë me koronavirus te Barcelona

Gjithçka e konfirmuar, zbulohet rasti i parë me koronavirus te Barcelona

Sport March 26, 2020 - 11:23

Shefi i shërbimeve mjekësore në klubin e Barcelonës, Ramon Canal ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

'La Vanguardia' raporton se Canal, i është nënshtruar testeve për COVID-19, dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan Zëri.info.

Pozitiv në këtë test ka dalur edhe shefi i shërbimeve mjekësore te klubi i Barcelonës në hendboll.

Të dy janë shtruar tashmë në spital, dhe janë duke marrë tretmanin e nevojshëm për t'u shëruar.

Ndërkaq, sa i përket skuadrës së Barcelonës, deri më tani asnjë rast te ndonjë futbollist nuk është shfaqur me koronavirus./Zëri.info

Image