Akuzat për përdhunimin e një vajze të mitur, merret vendimi për Balotellin

Akuzat për përdhunimin e një vajze të mitur, merret vendimi për Balotellin

Sport March 26, 2020 - 11:41

Futbollisti kontravers, Mario Balotelli është liruar nga akuzat për përdhunimin e një vajze të mitur, raporton 'Sport Media', përcjell Zëri.info.

Derisa luante te Nice, sulmuesi italian ishte joshur nga një vajzë e re që e siguroi Balotellin se ishte 18-vjeçare, shkruan Zëri.info.

Më vonë, vajza në fjalë fillonte ta shantazhonte, duke i kërkuar 100 mijë euro.

Vajza në fjalë e ka raportuar Balotellin në polici për dhunë seksuale.

Përfaqësuesit e Balotellit i kanë thënë gjykatës në Brescia se futbollisti nuk ka pasur mardhënie seksuale me vajzën në fjalë.

Akuzat tashmë kanë rënë dhe Balotelli është shpallur i pafajshëm.

Sidoqoftë, tani vajza e mitur do të akuzohet për shpifje dhe zhvatje./Zëri.info