Me maska dhe dorëza, futbollistët luajnë pa dëshirën e tyre në këtë shtet

Me maska dhe dorëza, futbollistët luajnë pa dëshirën e tyre në këtë shtet

Sport March 26, 2020 - 12:18

Në Nikaragua, kampionati i futbollit po vazhdon të zhvillohet, duke qenë ndër vendet e pakta që po luhen ndeshjet.

Përkundër rrezikut që vjen nga pandemia COVID-19, e njohur ndryshe si COVID-19, kampionati i futbollit po vazhdon të zhvillohet, shkruan Zëri.info.

Federata e Futbollit në këtë shtet ka marrë vendim që t'i zhvillojë garat pasi kështu votuan nëntë prej dhjetë klubeve.

Natyrisht, futbollistët nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë vendim.

Ata po luajnë futboll pa dëshirën e tyre, derisa para ndeshjes pozojnë në distancë mes vete.

Gjithashtu, futbollistët po veshin maska dhe dorëza mbrapa dyerve të mbyllura.

"Është e pabesueshme se si futbolli po vazhdon të zhvillohet ende. Nuk mund të shkoj me autobus në stërvitje pasi është plot me njerëz dhe kjo sjell rrezik", ka thënë futbollisti Leandro Figueroa, anëtari i Walter Ferretit./Zëri.info