Shembullore: Gjigantët gjerman ndihmojnë klubet e vogla në këtë periudhë të vështirë pandemie

Shembullore: Gjigantët gjerman ndihmojnë klubet e vogla në këtë periudhë të vështirë pandemie

Sport March 26, 2020 - 15:07

Katër klubet e mëdha gjermane që militojnë në Bundesliga janë solidarizuar me ato të voglat në futbollin gjerman.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Red Bull Leipzig dhe Bayer Leverkusen i kanë dalë në ndihmë klubeve të vogla në Gjermani, shkruan Zëri.info.

20 milionë euro ka qenë shuma e mbledhur nga katër klubet e lartëcekura për klubet gjermane të divizionit të parë dhe të dytë të futbollit gjerman.

Derisa po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe me probleme financiare te klubet e vogla, Bayern Munich, Dortmundi, Leipzig dhe Leverkuseni kanë vendosur t'i ndihmojnë ato në këtë situatë të vështirë./Zëri.info