'Gjaku s’falet kurrë', tifo-grupi i mirënjohur prizrenas kujton masakrën në Krushë të Madhe

'Gjaku s’falet kurrë', tifo-grupi i mirënjohur prizrenas kujton masakrën në Krushë të Madhe

Sport March 26, 2020 - 15:22

Tifo-grupi i mirënjohur nga Prizreni, "Apagjikt" kanë kujtuar 21 vjetorin e masakrës në Krushën e Madhe.

Në këtë masakër, 243 persona ndërruan jetë në Krushë të Madhe, shkruan Zëri.info.

Sikur të mos mjaftonte kjo, forcat serbe dogjën edhe 893 shtëpi.

Shkrimi i plotë i tifo-grupit prizrenas:

"Gjaku s’falet kurrë!

21 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe.Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës"./Zëri.info