Ditë zie për Pele, ndërron jetë vëllai i tij nga kanceri

Ditë zie për Pele, ndërron jetë vëllai i tij nga kanceri

Sport March 26, 2020 - 15:55

Vëllai i Peles, Jair Arantes do Nascimento, i njohur si Zoca, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

I sëmurë nga kanceri i prostatës, ai ndërroi jetë në një spital në Santos, shkruan Zëri.info.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në 'Memorial Cemetery Ecumenical Necropolis'.

Dy vite më i ri se Pele, Zoca gjithashtu kishte tentuar të luante futboll, por që as që i ishte afruar suksesit të vëllait të tij.

Pele ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e Zocas./Zëri.info