Presidenti i klubit italian: 12 raste me koronavirus në skuadër

Presidenti i klubit italian: 12 raste me koronavirus në skuadër

Sport March 26, 2020 - 16:12
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commiso ka zbuluar se ishin 12 persona të infektuar me koronavirus, transmeton zeri.info

Ai ka thënë se kjo situatë e ka bërë të pamundur rikthimin e tij në Firence.

“Një muaj më parë, ne ishim në Genoa. Unë isha me Fiorentinën time dhe do të luanim kundër Sampdorias. Ne fituam dhe unë u ktheva në Nju Jrok. Ishte paraparë që unë të kthehesha pas në Itali, por nuk ishte e mundshme sepse vendi u bë epiqendër e këtij virusi”, deklaroi Commiso.

“Fiorentina pati 12 raste të njerëzve me koronavirus. Gjashtë prej tyre janë ose kanë qenë në spital”, shtoi ai./Zëri