Të mbyllura në shtëpi, ja mesazhi i volejbollisteve shqiptare për qytetarët

Të mbyllura në shtëpi, ja mesazhi i volejbollisteve shqiptare për qytetarët

Sport March 26, 2020 - 16:30
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Shqiptare e Volejbollit ka shpërndarë video sensibilizuese të lojtareve dhe ish-lojtareve të tyre për qytetarët në këto ditë të vështira, si pasojë e përhapjes së COVID-19.

Kështu, në videot e publikuara shfaqen ish-volejbollistja e Vllaznisë dhe zv/trajnerja e Kombëtares kuqezi të vajzave, aktualisht në SHBA, Kristina Nikolli; Volejbollistja e Mirditës dhe ish-lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, Dhimitra Kole; dhe “Miss Universe Albania 2019” dhe lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, aktualisht në SHBA, Cindy Marina.

Mesazhi i tyre është i njëjtë, pra qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e publikuara nga autoritetet përkatëse për të mbajtur sa më larg koronavirusin.

Videot mund t'i shikoni duke klikuar në linqet më poshtë: 

https://www.facebook.com/Federata-Shqiptare-e-Volejbollit-464497177072676/videos/933946387041584/

https://www.facebook.com/Federata-Shqiptare-e-Volejbollit-464497177072676/videos/523454465019702/

https://www.facebook.com/Federata-Shqiptare-e-Volejbollit-464497177072676/videos/263644291312083/