Ismet Munishi ka një këshillë për sportistët që po e komentojnë politikën

Ismet Munishi ka një këshillë për sportistët që po e komentojnë politikën

Sport March 26, 2020 - 20:45
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi iu ka bërë thirrje sportistëve që të mos komentojnë ngjarjet politike në Kosovë, transmeton zeri.info

Së fundmi disa sportistë kanë komentuar ngjarjet që ndodhën mbrëmë, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i Munishit në rrjetin social “Facebook”:

Ju bejë thirrje sportistave që kurr mos te komentojn dhe kurr mos të merren me ngjarjet politike . Sepse sporti eshte i paster si loti e ju jeni te krejt Kosoves e jo te partive te caktume. Mbani bindjet per veti , ju flas nga pervoja ! Një gje eshte e sigurtë kush qka lyp ka me gjet jo veq ne politike por edhe ne jetë ... Unë biri yt Kosovë