LAJMI I FUNDIT: Futbollisti i Kosovës shërohet nga koronavirusi

LAJMI I FUNDIT: Futbollisti i Kosovës shërohet nga koronavirusi

Sport March 27, 2020 - 15:07
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajm i mirë ka ardhur nga futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valdrin Mustafa.


Ai ditë më parë kishte dal pozitiv me virusin COVID-19, por fatmirësisht këtë e ka kaluar me sukses.

Lajmin për Zëri.info e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi i cili sot ka pranuar një mesazh nga vet Mustafa.

“Përshendetje kryetar, unë jam testuar dhe sot me erdhi rezultati negativ. Faleminderit shumë nga unë dhe familja ime për interesimin e juaj personal dhe të FFK-së. Ju jam mirënjohës shumë”, i ka shkruar Valdrin Mustafa, Ademit.

Padyshim ky është një lajm shumë i mirë për talentin kosovar i cili pritet shpejt t’i kthehet jetës normale dhe ta vazhdojë karrierën aty ku e la më herët. /Zëri.info

Image