Paulo Dybala flet nga karantina, tregon gjendjen që po kalon me koronavirus

Paulo Dybala flet nga karantina, tregon gjendjen që po kalon me koronavirus

Sport March 27, 2020 - 16:08
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Juventusit, Paulo Dybala rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin disa ditë më parë dhe po e kalon periudhën e detyrueshme të karantinës në shtëpinë e tij bashkë me partneren Oriana. Edhe pse i izoluar, sulmuesi argjentinas është i prirur të mbajë kontakte me tifozët:

“Pas disa simptomave të forta, që kam pasur para disa ditësh, tani jam mirë. Mund të lëviz dhe gjithashtu po mundohem të bëj disa ushtrime”, – shpjegoi argjetinasi përmes Skype në një lidhje të drejtpërdrejtë me “#ACasaConLaJuve”.

Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për “Joyan”:

“Kur përpiqesha të bëja diçka, më kisha vështirësi në frymëmarrje dhe pas 5 minutash ndihesha i lodhur, muskujt me dhimbinin më duhej të ndaloja,” – shtoi Dybala. – “Për fat të mirë, unë dhe Oriana jemi më mirë.”