Kryetari i “Dardanëve’ kërkon mbështetjen e qeverisë për sportistët

Kryetari i “Dardanëve’ kërkon mbështetjen e qeverisë për sportistët

Sport March 27, 2020 - 16:28
Lajmet e fundit nga sporti

Tash e 2 javë të gjitha aktivitetet sportive në vendin tonë janë pezulluar pas masave të marra nga Qeveria e Kosovës në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, shkruan Zëri.info.

Padyshim mbyllja e pothuaj të gjitha aktiviteteve e ka vështirësuar punën e bizneseve që gjithashtu janë detyruara të mbyllen në këtë kohë, gjë e cila ka shkaktuar telashe të mëdha edhe të klubet që pothuaj e kanë të pamundur t’i sigurojnë pagat për sportistët.

Image

Kjo ka bërë që numri një i tifozëve “Dardanër”, Lulzim Berisha të kërkojë nga institucionet, Ministria e Financave dhe MKRS të ndërhyjnë dhe t’i ndihmojnë sportistët në këtë kohë krize.

“Ministria e Financave bashkë me MKRS duhet të harton një plan për mbështetje të sportistëve në këtë kohë të vështirë për të gjithë.

Sporti në vitet e fundit është ambasadori më i mirë i Kosovës. Andaj mbështetni federatat,klubet, dhe të gjithë punëtorë sportiv”, ka shkruar Berisha.

Të kujtojmë se pak orë më parë ministri i Financave, Besnik Bislimi i propozoi qeverisë ndarjen e një shumë financiare në ndihmës të kompanive private për t’i siguruara pagat e punëtorëve, dhe mbetet të shihet nëse në këtë paketë do të futen edhe klubet sportive apo do të bëhet një propozim i veçantë për këtë kategori. /Zëri.info.