Futbolli pas koronavirusit, ja çfarë do të ndodhë sipas Ancelottit

Futbolli pas koronavirusit, ja çfarë do të ndodhë sipas Ancelottit

Sport March 28, 2020 - 09:19
Lajmet e fundit nga sporti

Koronavirusi vazhdon të shkatërroi ekonomin botërore e bashkë me të edhe futbollin. Pandemia nuk ka kursyer aspak botën e futbollit, e cila, pasi u ndal në shumë zona të botës, tani pyet veten se kur dhe si mund të fillojë përsëri.

Ka nga ata, si Carlo Ancelotti, që tashmë imagjinojnë një futboll shumë të ndryshëm, kur kjo periudhë e tmerrshme të lihet pas. Trajneri i Everton, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, shpjegoi sesi bota e futbollit do të detyrohet të rishikojë shumë gjëra:

“Jam i sigurt për këtë. Të gjithë do të duhet ta ridimensionojmë mirë veten, duke filluar nga futbolli. Sot përparësia është shëndeti, duke kufizuar infeksionin. Gjithçka tjetër është sekondare. Kur të fillojmë përsëri, kur të mbarojë kjo pandemi, do të dihet për datat, kalendarët, pagat etj. Më besoni, këto gjëra nuk më interesojnë për momentin, janë të fundit në mendimet e mia”, ka thënë Ancelotti.

“Dëgjoj për uljen e pagave, pezullimin e pagesave. Më duken zgjidhje të vjetruara, të parakohshme… Së shpejti ekonomia do të ndryshojë në të gjitha nivelet. Të drejtat televizive do të vlejnë më pak, futbollistët dhe trajnerët do të fitojnë më pak, biletat do të kushtojnë më pak, sepse njerëzit do të kenë më pak para. Le të bëhemi gati për një tkurrje të përgjithshme”, përfundoi italiani.