E çuditshme: Zbulohet shkarkimi i pazakontë nga Sioni i Ermir Lenjanit

E çuditshme: Zbulohet shkarkimi i pazakontë nga Sioni i Ermir Lenjanit

Sport March 28, 2020 - 10:07

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme.

Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet qesharake është se flasim për një ekip të elitës së Zvicrës. Gjithë pasqyrimin e ka bërë për mediat italiane, Mikael Fachineti, një prej lojtarëve të larguar.

“Në Whats app ne kemi marrë një dokument, atje duhej të zgjidhnim nëse ulnim pagesën dhe pranonim situatën. Nuk na dhanë as 18 orë kohë për ta menduar. E gjitha skuadra ka thënë “JO”, por presidenti na ka hequr vetëm ne 9 lojtarët. Jemi të tronditur. E kuptoj situatën, por e prisnim një telefonatë për të na thënë: “Si e mendoni? Si do ta vendosim së bashku?”. Por jo, asgjë prej këtyre”, ka përfunduar Fachineti për “Gianlucadimarzio”, ku ashtu si edhe Ermir Lenjani, duke thjeshtë se në emrat e tyre ka rënë lapsi.