Befason boksieri shqiptar: Kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur

Befason boksieri shqiptar: Kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur

Sport March 28, 2020 - 10:36
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dyshime se mund të ketë kaluar Koronavirusin. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai bën me dije se ka qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën. Sakaq, Marku tregon se tashmë ka nisur stërvitjen, teksa thekson se duhet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo , Por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur .Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi. Asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë . Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj.

Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e secilit nga ne. Bëni durim, ky virus do të marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë”, shkruan Florian Marku në “Facebook”.

 

Nuk e di nese e kalova coronavirusin apo jo , Por kam qen 13 dit me temperatur dhe I keputur .Tani ndjehem shum me mir dhe kam filluar stervitjen ne Shpi. Asgje seshte e pamundur kur ka vullnet dhe deshire . Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar shendet dhe qendroni ne Shtepi kujdesuni per veten , por edhe per familjaret tuaj . Sot me shum se kurre duhet te jemi te bashkuar , per te miren e gjithesecilit nga ne . Beni durim , ky virus do marr fund ateher kur te gjith te sensibilizohemi dhe te qendrojm ne shtepi , ne kete menyre nuk infektohemi , dhe nuk infektojm te tjereë #stayathomestaysafe

Posted by Florian Marku on Friday, March 27, 2020