LAJMI I FUNDIT: 10 klubet të Superligës i drejtohen kryeministrit, pas krizës nga koronavirusi

LAJMI I FUNDIT: 10 klubet të Superligës i drejtohen kryeministrit, pas krizës nga koronavirusi

Sport March 28, 2020 - 10:44

Pandemia e Koronavirusit, i ka dhënë një goditje të madhe ekonomisë. Kjo situatë e rëndë ka prekur edhe futbollin shqiptar.

Pjesa më e madhe e presidentëve të Superiores, merren me biznes, teksa bllokimi i bizneseve të tyre, ndikon drejtpërdrejt edhe në klubet që ata zotërojnë.

Kësisoj, nëpërmjet një letre drejtuar qeverisë, Liga i kërkon qeverisë ndihmë, për të përfshirë 10 klubet e Kategorisë Superiore, te skema e kompensimit.

Image

Nëpërmjet një letre, klubet i janë drejtuar drejtpërdrejt qeverisë shqiptare duke kërkuar që me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në lidhje me këtë situatë të paprecedentë, ka folur edhe kryetari i Ligës, Edvin Libohova, i cili në një prononcim për “Top Channel”, u shpreh:

“Klubet e Superiores, pjesa më e madhe janë sh.a., vetëm dy kanë shoqata. Megjithatë, në një strukturë aksionere që kanë, pjesa dërrmuese financohet nga bizneset. Përveç atyre që janë bizneset vetë aksionarë, janë edhe sponsorët që i mbështetin. Në këtë situatë është normale që këto klube të ndjehen në vështirësi sepse bizneset janë në vështirësi me bllokimin e aktivitetit.

Ndaj jemi në situatën ku pjesa më e madhe e tyre ndjejnë nevojën e një mbështetje financiare të paktën minimalisht për të përballuar detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të klubeve.

Kemi përgatitur një kërkesë që ia kemi dërguar sot kryeministrit, ku kërkojmë në këtë situatë të gjitha klubet e Superiores të futen në listën e bizneseve dhe entiteteve që po mbështeten nga qeveria në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Shifrat vjetorë që një klub shpenzon për të mbajtur një ekip në Superiore fillon nga 500 mijë dhe arrin deri në 1 milion euro”, u shpreh Libohova.

Image