Munishi mendon ndryshe nga Rummenigge: Futbolli do të jetë edhe më i pasur pas koronavirusit

Munishi mendon ndryshe nga Rummenigge: Futbolli do të jetë edhe më i pasur pas koronavirusit

Sport March 28, 2020 - 11:57
Lajmet e fundit nga sporti

Virusi i tmerrshëm COVID-19 vazhdon të vret njerëz në të gjithë botën, dhe kjo ka bërë që sporti më të mos jetë aspak i rëndësishëm në këtë kohë.

Aktivitetet sportive janë ndërprerë, kampionatet vendase dhe kontinentale janë ndalur, dhe ngjarjet më të mëdha në botë, si Euro 2021 dhe Lojërat Olimpike, janë planifikuar për verën e ardhshme, kjo pasi njerëzit tash janë duke menduar vetëm për mbijetesën, shkruan Zëri.info.

Image

Legjenda gjermane Karl-Heinz Rummenigge pwr mediet gjermane ka thënë se futbolli më kurrë nuk do të jetë i njëjtë siç ka qenë para koronavirusit i cili parashikon një krizë, derisa mendon se më lojtarët nuk do të paguhen siç janë paguar, investimet nuk do të jenë siç kanë qenë deri tash, biletat nuk do të shiten sikur janë shitur deri tash, dhe kjo sipas tij është arsyeja që Bayern Munich për momentin ka stopuar gjitha blerjet që kishte në planë.

Megjithatë, kështu gjëra nuk i sheh trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi. Ai gjërat i sheh me pozitivitet dhe thotë se futbolli do të jetë edhe më i bukur.

“ Futbolli do të jetë edhe me i pasur pas virusit. Njerëzit do t’i merr malli shumë për ndeshje futbolli”, ka thënë fillimisht Munishi për Zëri.info, duke shtuar se sigurisht që fillimi do të jetë i vështirë, por situata shumë shpejt do të kthehen në normalitet.

“Do të ketë krizë në fillim për klubet, por ato do të zgjidhet në mënyra të ndryshme dhe krejt kthehet në normalitet dhe spektakli vazhdon”, ka vlerësuar Munishi duke e komentuar më pas mendimin e Rummenigge.

“Rummenigge ka të drejtë për gjendjen momentale, por nuk e parashikon dot të ardhmen. Të ardhmen nuk bën ta shikojmë me frikë, por me optimizëm. Shpresojmë të kalojë më shpejt pandemia e pastaj rregullohet çdo gjë”, ka përfunduar Ismet Munishi. /Zëri.info

Image