Futbollistët stërviten në shtëpi, trajnerët nuk kanë mënyra për t’i kontrolluar

Futbollistët stërviten në shtëpi, trajnerët nuk kanë mënyra për t’i kontrolluar

Sport March 28, 2020 - 12:43
Shumica e klubeve tashmë i ka ndarë lojtarëve planin e punës që duhet bërë në shtëpi, por sa po arrijnë t’i kontrollojnë ata dhe sa po u përmbahen këtij plani të punës, askush nuk mund ta thotë një përgjigjje të saktë

Koronavirusi vazhdon të shqetësojë botën dhe duket se për momentin problemi i vetëm mbetet ky. Megjithëse ende asgjë nuk dihet se kur do të përfundojë kjo luftë me këtë virus të panjohur, jeta planifikohet dhe njerëzit mendojnë për të ardhmen.

Futbollistët kosovarë, edhe pse nuk po mund të stërviten me ekipin dhe nuk e kanë një datë të saktë se kur mund të nisë kampionati, ata po vazhdojnë të punojnë individualisht në mënyrë që ta ruajnë formën fizike, shkruan Zëri.info.

Shumica e klubeve tashmë i ka ndarë lojtarëve planin e punës që duhet bërë në shtëpi, por sa po arrijnë t’i kontrollojnë ata dhe sa po u përmbahen këtij plani të punës, askush nuk mund ta thotë një përgjigjje të saktë.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani që tashmë udhëheq skuadrën e Feronikelit, ka thënë se futbollistëve u ka dhënë një planë të punës me shpresë se ata janë duke iu përmbajtur në përpikëri, derisa pjesa tjetër mbete në sinqeritetin dhe profesionalizim e tyre.

“Është shumë e vështirë të kontrollohen ata kur nuk e kemi mundësin të punojmë në grup si zakonisht. Në fakt ne si klub jemi duke punuar së bashku në mënyrë virtuale dhe përveç ushtrimeve edhe bashkëbisedojmë për gjëra të ndryshme”, ka thënë “Toki” për Zëri.info, duke treguar disa detaje që u ka dhënë lojtarëve.

Image

“Planin për vrapime e ka çdo njeri dhe në këtë situatë mbetet te sinqeriteti dhe profesionalizmi i tyre se sa do t’i përmbahen”, vlerësoi tekniku prishtinas i cili e pranon se kur të nisin stërvitjet në grup do t’ju duhet shumë punë pasi e dinë se lojtarët kanë humbur shumë gjatë kësaj kohe.

“Është e sigurt se të gjitha ekipet kur të fillojmë stërvitjet pasi të kalojë virusi, do të na duhet të fillojmë si përgatitje pas pushimeve por që do të jenë më intensive shkaku i kohës së shkurtër që do ta kemi”, ka përfunduar Afrim Tovërlani. /Zëri.info