Rrëfehet Ramos: Ky është goli i jetës sime

Rrëfehet Ramos: Ky është goli i jetës sime

Sport March 29, 2020 - 12:38
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos thotë se goli ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve edhe goli i jetës së tij, transmeton zeri.info

Klubi mbretëror ishte duke humbur 1:0 nga Atletico Madridi në 2014-n, derisa doli në skenë Ramos, i cili e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 93-të.

Në fund Real Madridi fitoi me shifrat 4:1 në vazhdime dhe rrëmbeu titullin e dhjetë në Ligën e Kampionëve.

“Pas golit të ‘La Decimas’ (dhjetëshes) mund të pushoj i qetë. Është goli i jetës sime”, ka thënë Ramos./Zëri