Si arriti që Michael Schumacher ta largojë Lukas Podolskin nga Bayern Munich për në Koln?

Si arriti që Michael Schumacher ta largojë Lukas Podolskin nga Bayern Munich për në Koln?

Sport March 30, 2020 - 20:46

Lukas Podolski thotë se nuk e di, por Michael Schumacher pagoi nga paratë e tij për ta siguruar transferimin e sulmuesit gjerman në Koln.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ishte i vëzhguar nga Manchester City para se të vendsote të largohej nga Bayern Munich në vitin 2009, shkruan Zëri.info.

Dhe ishte legjendari i Formula 1, Michael Schumacher, i cili e financoi transferimin e gjermano-polakut në Koln për nëntë milionë funte.

Image

Piloti ikonë i cili ndodhet në koma nga viti 2013 pas një aksidenti të tmerrshëm në skijim, ka ndihmuar drejtuesit e Kolnit për ta transferuar Podolskin.

Dhe Schumacher e kishte lënë një mesazh për Podolskin aso kohe:

"Mirë, djalosh, ju e ndoqët zemrën tuaj, kjo është gjë e mirë".

"Asgjë s'mund ta zëvendësojë skuadrën e vërtetë. Tani ju mund t'i tregoni tifozëve se çfarë do të thotë ky klub për ty. Do t'i mbaj duart lart për ty. Shihemi së shpejti", shkruhej më tej në mesazhin e Schumacher.

Image

Por, sot e asaj dite, Podolski nuk e di se çfarë ndodhi prapa skenës, duke thënë se ishte koha të largohej nga Bayern Munich.

"Nuk e di çfarë ndodhi prapa skenës, dhe financimin e transferimit tim. Por, nuk ndjej se dështova në Mynih. Duhej të shkoja në shtëpinë time. E ndjeka zemrën time", ka thënë Podolski për 'FourFourTwo'./Zëri.info