Peshqiri që mbante Kobe Bryant në fjalimin lamtumirës, shitet për një shumë marramendëse

Peshqiri që mbante Kobe Bryant në fjalimin lamtumirës, shitet për një shumë marramendëse

Sport March 30, 2020 - 22:06

Në ndeshjen e tij të fundit në NBA para pensionimit nga basketbolli, Kobe Bryant kishte mbajtur një peshqir mbi supe, i cili tani është shitur për 33 mijë dollarë.

Pas daljes së Bryantit nga salla 'Staples Center' në Los Anxhelos, një tifoz ia kishte marrë këtë peshqir, i cili është shitur disa herë deri më tani, shkruan Zëri.info.

Në një ankand, ky peshqir së bashku me dy bileta nga ajo ndeshje e 13 prillit 2016, janë shitur për 33 mijë dollarë.

Në këtë ndeshje, basketbollisti i ndjerë kishte shënuar 60 pikë në fitoren 101:96 të LA Lakers ndaj Utah Jazz.

Ndryshe, Bryant ndërroi jetë më 26 janar të këtij viti së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona tjerë pas një aksidenti tragjik me helikopter.

Basketbollisti amerikan njihet si njëri prej më të mirëve në historinë e NBA-s, ku ka fituar pesë tituj me LA Lakers, derisa 15 herë është zgjedhur në formacionin më të mirë të vitit./Zëri.info