Nurmagomedov - Ferguson, vendimi i fundit i qeverisë ruse shkakton një problem të madh

Nurmagomedov - Ferguson, vendimi i fundit i qeverisë ruse shkakton një problem të madh

Sport March 30, 2020 - 23:19

Përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson pritet të anulohet për herë të pestë për shkak të vendimit të qeverisë ruse për të ndalur udhëtimet shkaku i koronavirusit.

Nurmagomedov ishte paraparë të përballej me Ferguson për ta mbrojtur titullin e kampionit të shtunën në Brooklyn të Nju Jorkit, shkruan Zëri.info.

Por, me Nurmagomedov që nuk do të mundet të largohet nga Rusia shkaku i masave të reja kundër koronavirusi, tani drejtuesit e UFC-s priten ta gjejnë një kundërshtar të ri për Fergusonin.

"Jam duke dëgjuar se ata duan ta organizojnë këtë përballje, me ose pa mua", ka thënë Nurmagomedov.

Image

"Në rregull, shkoni përpara. Të gjithë duhet t'i ndjekin ligjet. Unë nuk jam kundër kësaj", vazhdon më tej mundësi rus.

"E di se mundësit duhet t'i ushqejnë familjet e tyre dhe t'i paguajnë faturat. E di se sa e vështirë është për një mundës. Nëse nuk luftojnë, nuk kanë para", theksoi Nurmagomedov.

"Po dëgjoj se ata po shikojnë për një kundërshtar tjetër për Ferguson, pasi ai është në Amerikë kurse unë jam në Rusi. Nuk jam këtu për dëshirën time", shtoi ai./Zëri.info