Situata e vështirë me koronavirus, Tare paralajmëron futbollistët për ulje pagash

Situata e vështirë me koronavirus, Tare paralajmëron futbollistët për ulje pagash

Sport March 30, 2020 - 23:40

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka zbuluar se ekziston mundësia që klubi i tij të reduktojë pagat për punonjësit e klubit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Juventusi u bë klubi i parë i Serie A që njoftoi se skuadra e parë do t'i marrë pagat me ulje deri në qershor, shkruan Zëri.info.

Dhe drejtori shqiptar është duke pritur që edhe futbollistët e Lazios të përballen me këto masa.

"Ne ende kemi për të menduar për këtë", ka thënë Tare për 'Sport1'.

"Futbollistët tanë janë duke kontaktuar me njëri-tjetrin, por ata ende nuk kanë folur për këtë. Mund të pres se mund të ndodhë ulja e pagave", tregon më tej Tare.

"Fatkeqësisht, numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë. Kjo është një tragjedi për tërë vendin", shtoi ai./Zëri.info