Igli Tare kundër mbylljes së edicionit: Ne duhet t’i respektojmë të vdekurit

Igli Tare kundër mbylljes së edicionit: Ne duhet t’i respektojmë të vdekurit

Sport March 31, 2020 - 22:13
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është kundër anulimit të edicionit në Serie A, transmeton zeri.info

Ish-reprezentuesi shqiptar ka thënë se do të ishte e dhimbshme që edicioni të mbyllet.

Kampionati italian është momentalisht i pezulluar për shkak të koronavirusit, derisa mbi 12,000 persona kanë ndërruar jetë.

“Sezoni duhet të kompletohet. Kampionati duhet të vazhdojë për respekt ndaj të vdekurve dhe të gjithë tifozëve”, ka thënë Tare.

Lazio momentalisht ndodhet në vendin e dytë në Serie A dhe është duke luftuar për titull./Zëri