Futbollisti kosovar lë kryeqytetin për fshatin, shkak koronavirusi

Futbollisti kosovar lë kryeqytetin për fshatin, shkak koronavirusi

Sport April 01, 2020 - 12:55
Lajmet e fundit nga sporti

Pandemia Covid-19 vazhdon të sjellë telashe në gjithë botën. Tashmë pothuaj gjithçka është e paralizuar dhe shumica e vendeve i kanë kufizuar lëvizjet e njerëzve, krejt kjo në mënyrë për ta luftuar përhapjen e pandemisë, shkruan Zëri.info.

Padyshim ky kufizim telashe të mëdha ka sjellë edhe tek sportistët, ku disa nga ta për t’ju shmangur kontakteve me njerëz por edhe mundësisë më të madhe për stërvitje, kanë braktisur kryeqytetin për të jetuar në këtë kohë në fshatë.Image

Njëri nga ta është portieri i mirënjohur kosovar, Flamur Neziri i cili tash e disa ditë është në fshatin e tij, ku edhe po duket të jetë shumë më i lirë për të stërvitur.

“Po ka disa ditë që jam në fshatin tim Hajkobill në Malësinë e Gollakut. Vendi këtu është i bukur dhe mundësia për t’u stërvitur pa problem nëpër parqe është shumë e madhe”, ka thënë për Zëri.info, Flamur Neziri i cili aktualisht është portier i 2 Korrikut dhe në pa mundësi të stërvitet në grup ka vendosur të largohet nga kryeqyteti ku mundësitë e punës janë të kufizuara.

Gardiani prishtinas po shpreson shumë se kjo situatë shpejt do të tejkalohet dhe gjithçka do t’i kthehet normalitetit.Image

Të kujtojmë se tash e tri javë klubet i kanë pezulluar stërvitjet dhe janë në pritje të një vendimi të ri se kur mund t’i nisin ato. Tash për tash nuk ka ndonjë sinjal pozitiv, madje nuk po mungojnë as zërat për mundësin e anulimit të kampionatit, ashtu siç bëri ditë më parë Federata e Basketbollit e Kosovës e cila i anuloi të gjitha kampionatet për këtë edicion. /Zëri.info

/Zëri.info